5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Çfarë thotë Konjufca për shkarkimin e Drilon Gashit, i dënuar për rrahjen e gruas së tij

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është pyetur për shkarkimin e Drilon Gashit nga pozita e këshilltarit të tij. Por, lidhur me këtë temë ka dhënë një koment të shkurtë, duke kërkuar nga gazetarët që të konsultohen me shefin e stafit të tij, sepse thotë se për këtë çështje ia ka dhënë “instruksionet” atij.

Drilon Gashi, këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, është liruar sot nga detyra dhe për këtë vendim, Konjufca u pyet nga gazetarët.

“Sa i përket këshilltarëve të mi, ju lutem konsultohuni me shefin tim të stafit të cilit ia kam dhënë të gjitha instruksionet që t’i merr të gjitha masat e nevojshme ndaj z.Gashi”, tha Konjufca në një konferencë për media, transmeton Gazeta Express.

Gashi ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Pejës me vërejtje gjyqësore për lëndim të lehtë trupor ndaj gruas së tij. Ai më 30 dhjetor 2017 e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij me grushte dhe e kishte goditur me dru.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img