Projektligji për FSK-në i proceduar në Kuvend nga ana e presidencës pritet të shqyrtohet këtë të enjte nga ana e të zgjedhurve të popullit.
Burime të ‘Indeksonline’, bëjnë me dije se në mbledhjen e nesërme të Kryesisë do të merret vendimi qe projektligji, i cili i mundëson shndërrimin e FSK-së në ushtri të shqyrtohet këtë të enjte.
Projektligji në fjalë është përshëndetur nga PDK dhe një pjesë e opozitës.
Ndërsa, LDK nëpërmjet nënkryetarit Lutfi Haziri ka konfirmuar për ‘Indeksonline’, se e mbështet miratimin e këtij ligji.
Për votimin e këtij ligji nevojitet mbi 60 vota.