7.9 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Ngjarje e dhimbshme për familjen Dakaj nga Klina: 62-vjeçari dërgohet në spital pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në familjen Dakaj në Klinë, ku humbi jetën familjari i tyre, 62-vjeçari, Esat Dakaj. Në orët e mbrëmjes, ai u dërgua në spital pa shenja jete, me ç’rast ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e tij.

62-vjeçari fillimisht u dërgua në Emergjencën e Klinës në gjendje të rëndë shëndetësore, e më pas u transferua në Spitalin e Pejës, por fatkeqësisht ai s’mundi të mbijetojë.

Ekipi mjekësor që tentoi t’ia ofrojë ndihmën e parë, pas ekzaminimeve për shenja vitale, e ka konfirmuar se viktima ishte pa shenja jete.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, ku kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe janë marrë deklaratat e familjarëve të të ndjerit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka vdekur Dakaj.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe miqtë e familjarët, ndërsa ende s’kanë bërë të ditur për kohën e ceremonisë së varrimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img