6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Edvin Kuç, ylli i javës në Superligë

Edvin Kuç është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 35-të të Superligës së futbollit.

Mesfushori kreativ pati paraqitje të shkëlqyeshme në fundjavë për Ballkanin kundër Ferizajt, duke e shënuar golin e parë në fitoren 2:0, shkruan “Gazeta Express”.

Me këtë fitore Ballkani edhe zyrtarisht e siguroi titullin e kampionit për të dytin vit rresht.

Pasi e mori këtë çmim, Kuç u shpreh i lumtur që skuadra e tij e përmbushi me sukses misionin e saj për mbrojtjen e titullit të kampionit dhe atë një javë para mbylljes së kampionatit.

“Të shpallesh Ylli i Javës në xhiron kur edhe jemi rishpallur kampion për herë të dytë radhazi është një kënaqësi e veçantë. Si kapiten jam krenar me ekipin dhe me ecurinë që kemi treguar në këtë edicion. Rruga për ta mbrojtur titullin kampion nuk ka qenë e lehtë. Kemi pasur shumë ndeshje, kemi lëshuar shumë pikë rrugës, por në fund karakteri i skuadrës, puna e shtabit teknik dhe organizimi i mirë i klubit kanë bërë që sërish trofeu i kampionit të vijë në Suharekë. Këtë çmim por edhe titullin kampion ia dedikoj kryesisë, tifozëve dhe familjes tim, e cila çdo herë më ka qëndruar afër”, ka theksuar Edvin Kuç për faqen zyrtare të FFK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img