Një debat i fortë mes Oltës dhe Gertit ka ndodhur në Post Big Brother VIP.
Olta akuzoi Gertin se ai ka hyrë brenda vetëm për të mbështetur Luizin duke çuar dëm mundësinë e tij, ndërsa Gerti ia ktheu duke i thënë se atë e urren gjysma e Shqipërisë.
Kur Gerti po fliste, Olta ndërhyn dhe ai i thotë ‘bën një sekonde me pushu’. Aktorja nuk ndalon dhe flet sërish ‘nuk më thotë njeri pusho’.
Gerit: Me thënë të drejtën, Big Brother prej Luizit kam filluar me e pa… prej situatave ja kuptoja humorin
Arbana: Shumë mirë bëre po mundësinë tënde pse e hodhe në plehra
Gerti: Kur hyra e kisha në mendje që atë vlerësim që kam për Luizin mos t’ja tregoj direkt. Jam munduar të tregohem i ftohte..
Olta: Dhe një fans i devotshëm. Hyrë aty për tu bërë stomatolog i famshëm. Tu dha një mundësi e madhe, si ka mundësi. Hidhni fytyrën tuaj në kosh dhe i shkoni pas Luizit
Gerti: Në plehra ke hedhur ti që të urren gjysma e Shqipërisë
Olta: S’është fare e vërtetë kjo dhe të gjithë e dinë shumë mirë. Këtu vetëm për protestat e Luizit flitet por janë bërë edhe për mua “Olta o pasha, ktheu se bëmë shaka”. Okej? Janë bërë protesta për mua.
Gerti: Ku e ke parë këtë në ëndërr? Protesta për ty vetëm me dal prej shpie.