-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Veseli viziton PDK-në e Gjilanit: Luta mund të hidhërohet, por LDK-ja nuk është as e dyta

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, në takimin që pati me strukturat e degës së PDK-së në Gjilan, ka theksuar se PDK ka guximin dhe vizionin për të fituar këtë komunë.
 

Duke folur për qeverisjen aktuale në Gjilan, kryetari Veseli ka potencuar se “Luta, miku im mund të hidhërohet por, LDK nuk është as partia e parë e as e dyta në Gjilan”.

“PDK mbetet parti e hapur për çdo qytetarë i cili ka vullnet dhe dëshirë për të kontribuar për të mirën e Gjilanit dhe të vendit, sepse orientimi parësorë i PDK-së është perëndimi”, u shpreh Veseli.

“Prioritete të qeverisjes së PDK-së përherë kanë qenë proceset e rëndësishme të zhvillimit të vendit, duke konsideruar si shumë të rëndësishëm edhe transformimin e FSK-së në Ushtri” ka theksuar Kryetari I PDK-së Kadri Veseli.

Në fjalën e tij në këtë takim, Kryetari i degës Zenun Pajaziti, ka theksuar se në degë është dëgjuar përherë zëri i ​strukturës dhe që bashkë me strukturat e degës janë të gatshëm të ballafaqohen me kërkesat e qytetarëve që në të ardhmen e afërt të ndryshohet imazhi dhe qeverisja në Gjilan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img