5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vdes në një aksident tragjik shqiptari në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 19 Majit në Castelnuovo di Bergonovo në Itali, ku një shqiptar, 43 vjeç, ka humbur jetën pasi u përplas me një pemë.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është Dritan Mera. 43-vjeçari shqiptar e ka kaluar mbrëmjen në shoqërinë e miqve të tij në një lokal në zonë, por teksa po shkonte drejt La Pernice, ka humbur kontrollin e makinës së tij, një Peugeot 308, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Mera u gjet pa ndjenja në timon mes llamarinave të shkatërruara. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga aty por fatkeqësisht lëndimet e marra ishin të rënda dhe ai kishte ndërruar jetë.

Mësohet se Policia ka nisur hetimet dhe trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Siç duket nga këto pamje, përplasja ka qenë shumë e rëndë. Për pasojë është dëmtuar pjesa e përparme e makinës.

Aksident fatal Castelnuovo Valtidone 01

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img