-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rrëfimi i ish-deputetit të LDK-së për pjatalarësin serb që ishte shndërruar në kriminel të tmerrshëm për Vushtrrinë

Qyteti i Vushtrrisë, përpos represionit të përditshëm që i vinte nga okupatori serb, përballej dyfish me të edhe nga kriminelet që shëtisnin aty. Një pjatalarës ishte shndërruar në një kriminel të tmerrshëm për vushtrriasit. Quhej Vucina Janicijevic.

Nga një qytetar i thjeshtë që punonte si pjatalarës në shkollën policore në Vushtrri, ai arriti të bëhej i famshëm nga egërsia që e karakterizonte.

Ish-deputeti i Kosovës, Ibush Jonuzi në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, ka treguar disa nga torturat që i njëjti ushtronte mbi qytetarët e Vushtrrisë.

Në mesin e këtyre historive të cilat mund t’i dëgjoni në videon në vijim, Jonuzi rrëfeu edhe histori personale që i kishin ndodhur me të.

“Në zyrën e LDK-së në Vushtrri erdhën policia, ka qenë një hartë e Kosovës aty.Unë dhe Bajrami ishim në zyrë, Bajrami ishte kryetar, unë isha nënkryetar i degës, (Vucina Janicijevic) tha: ju dy me marr këtë hartë edhe me ardh në stacion të policisë. Shkuam në stacion të Policisë, edhe e krynë atë misionin e vetë”, tregoi ai.

Ky nuk ishte ballafaqimi i tij i vetëm me Vucinën. Jonuzi gjithashtu rrëfeu detaje nga një rast tjetër me të njëjtin, ku si pasojë e dhunës së ushtruar mbi të, ai nuk mundi të flinte 1 vit në krahun që u rrah.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img