Një punëtor është lënduar gjatë ditës së sotme në Ferizaj, ku gjatë punës i kanë rënë skelet nga ndërtesa.
Lajmin e ka konfirmuar Basri Shabani nga Policia Rajonale në Ferizaj.
Shabani theksoi se punëtori është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Ju konfirmoj se një person, punëtor është lënduar nga skelet, i njëjti pas kontrollit dhe dhënies së ndihmës së parë në emergjencën e Ferizajt, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, u shpreh ai.
Të tilla raste të lëndimeve të punëtorëve ka mjaft shpesh, ku si mungesë e sigurisë në punë raportohen raste të shumta të lëndimeve.