6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

U akuzua për kurdisje, ky është vendimi për Granit Xhakën

Granit Xhaka është liruar prej krejt akuzave për një përfshirje eventuale në kurdisje pas kartonit të verdhë që e kishte marrë në ndeshjen e Arsenalit ndaj Leeds Unitedit në fitoren e Topçinjve me rezultat 4:1, të ndodhur 17 muaj më parë.

Pas shumë hetimesh rreth kësaj çështjeje, erdhi përfundimi që përfaqësuesi zviceran nuk kishte bërë asnjë veprim të dyshimtë dhe të dënueshëm, shkruan mediumi britanik “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.

Federata Angleze dhe Agjensioni për Krime Kombëtare i kanë mbyllur hetimet e tyre rreth përfshirjes së mundshme në bast të këtij rasti, pasi spekulohej se Xhaka ishte përfshirë në një kuotë prej afro 60 mijë eurosh që të merrte karton të verdhë në 10 minutat e fundit në ndeshjen e luajtur në dhjetor 2021.

Ekipi i Mikel Artetës ishte duke fituar 3:0 dhe Xhaka u ndëshkua nga gjyqtari Andre Marriner për shkak të vonesës së lojës në minutën e 86-të, ndërsa pamjet e tregonin mesfushorin kosovar që s’e kishte nisur askionin nga një gjuajtje e lirë për plot 20 sekonda dhe më pas ishte zverdhur për këtë zhagitje të lojës.

Gjatë hetimeve të vitit të kaluar nga Federata Angleze për gjashtë muaj, ky rast kaloi edhe në organizatat e krimit, por tash gjithçka u mbyll pasi nuk pati fakte të mjaftueshme që ta fajësonin futbollistin nga Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img