-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kërkon 2,500 euro për falje të dënimit /Kapet zyrtari i Shërbimit Korrektues: Paratë i gjenden në veturë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një zyrtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimet për korrupsion.

Policia, në një komunikatë për mediat, ka bërë të ditur se i dyshuari ka kërkuar të holla nga një i dënuar për t’ia mundësuar faljen e dënimit të mbetur.

Për këtë ‘favor’, ai i ka kërkuar 2,500 euro, dhe pas kontrollit të policisë, të dyshuarit i është gjetur gjysma e parave në veturën e tij, në vlerë 1,300 euro.

“Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Mitrovicë Jugu, pas pranimit të një informacioni, nën dyshimin se një person nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në Qendrën e Paraburgimit ne Mitrovicë Jugu, ka kërkuar të holla nga një i dënuar, kanë filluar ta trajtojnë rastin në aspektin policor. I dyshuari, Sh.H., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar), dyshohet se nga një i dënuar që ishte në vuajtje të dënimit, për t’i mundësuar të njëjtit ‘faljen e një pjesës të mbetur të dënimit’, si shpërblim i ka kërkuar 2500 euro. I dyshuari gjysmën e kësaj shume e kishte kërkuar tani dhe gjysmën tjetër ‘kur të përfundon punën’”, thuhet në komuniaktë.

Policia, njofton se duke zbatuar masat e fshehta të hetimit, më 19.05.2023, në ora 18:55, në parkimin e një pike të derivateve në Mitrovicë, ka ndalur një veturë dhe gjatë kontrollit nën ulësen e saj, në një sirtar të vogël, ka gjetur 1,300 euro të cilat ishin të shënjestruara për hetimin e fshehtë.

“I dyshuari është arrestuar, ndaj tij është iniciuar rasti ‘marrja e ryshfetit’, ai është intervistuar në prani të avokatit të tij dhe më pas, me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në fund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img