1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nisin punimet për Termocentralin diellor, Kurti dhe Gjini presin shiritin

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në projektin e termocentralit diellor me kapacitet 150 MË nga “Solar Energy Group Europe”, në fshatin Bec të komunës së Gjakovës. Ai u shoqërua nga ministrja për Ekonomi, Artane Rizvanolli dhe nga kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

Momenti i nisjes së paunimeve, sipas kryeministrit Kurti simbolizon një hap të rëndësishëm drejt qëllimeve  për të ngritur kapacitetet nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.

“Sot ne jemi mbledhur këtu për të shënuar realizimin e vizionit tonë –atë të përpjekjes për pavarësi energjetike dhe transformimit të sektorit drejt energjisë edhe të pastër edhe të qëndrueshme’’, u shpreh kryeministri para të pranishmëve në këtë Inaugurim, njofton Zyra e Kryeministrit.

Javën e kaluar kryeministri Kurti, së bashku me Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power lancuan ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 MW.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img