7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kush është përmbaruesi privat të cilin e suspendoi ministrja Haxhiu?

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka suspenduar nga detyra një tjetër përmbarues privat.

Të premten, ministrja nënshkroi vendimin për suspendimin nga detyra të përmbaruesit privat, Irfan Kërçagu.

Sipas vendimit të nxjerrë nga Ministria e Drejtësisë, Kërçagu do të jetë i suspenduar nga detyra deri në një vendim të Komisionit Disiplinor, i cili është duke e shqyrtuar një lëndë ndaj përmbaruesit privat.

“Bazuar në kompetencat ligjore, sot kam nënshkruar Vendimin për suspendim të përmbaruesit Irfan Kërçagu, deri në marrjen e një vendimi të Komisionit Disiplinor”, ka thënë sot ministrja Haxhiu, në një njoftim të publikuar në Facebook.

Kush është Irfan Kërçagu?

 

Irfan Kërçagu është një përmbarues privat, i cili ushtronte kompetencat në territorin e Komunës së Prishtinës.

Ai është me origjinë nga Komuna e Rahovecit. Ushtrimin e detyrës si përmbarues privat e ka filluar në vitin 2018. Ishte emëruar në pozitë me vendim të ish-ministrit Abelard Tahiri.

Vitin e kaluar, Kërçagu e kishte kritikuar publikisht Ministrinë e Drejtësisë të udhëhequr nga Albulena Haxhiu për zbritjen e tarifave të shërbimeve që ofrohen nga përmbaruesit privat.

Në një reagim  në Facebook në prill të 2022-s, Kërçagu e kishte akuzuar ministren Haxhiu për gënjeshtra.

“Tarifat e përmbatimit në Kosove janë më të ultat në rajon e ministrja nuk ka thënë të vërtetën kur është drejtuar ne FB se janë tarifat me të larta në rajon”, kishte deklaruar Kërçagu.

“Kjo është një fushatë shtrigash ndaj Përmbarimit”, ishte ankuar ai.

Disa muaj më parë, ministrja Haxhiu e kishte suspenduar edhe Ilir Mulhaxhën, një tjetër përmbarues privat në Prishtinë. /Paparaci

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img