9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

EULEX: Kemi rritur nivelin e gatishmërisë në veri të Kosovës

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka rritur nivelin e gatishmërisë në Mitrovicën e Veriut ku sot është betuar kryetari i sapozgjedhur Erden Atiq, kanë thënë për Kosova Online nga EULEX-i, duke theksuar se forcat e tyre janë në gatishmëri 24 orë në ditë dhe janë gati për një reagim të shpejtë.

“Për sa i përket ceremonisë së betimit, EULEX-i ka ngritur nivelin e gatishmërisë. Njësiti policor i formuar i Misionit dhe njësiti policor rezervë janë të gatshëm të mbështesin Policinë e Kosovës si përgjegjëse për situatën e sigurisë, nëse kërkohet dhe nëse është e nevojshme në ruajtjen e stabilitetit të Kosovës dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve në ato zona”, tha EULEX-i.

EULEX tyha se po monitoron nga afër ngjarjet në veri të Kosovës përmes pranisë së njësisë së formuar policore dhe njësisë policore rezervë, si dhe këshilltarëve të tyre të lartë policor dhe personelit tjetër të pranishëm në atë zonë, dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img