-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Zotimi i Mogherinit për Asociacionin, Mustafa: Letra duhet të ketë ndikim edhe sot

Tetë vjet më parë, me 24 gusht, kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa, kishte pranuar një letër, nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini, si shenjë garancie se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, nuk do të kishte kompetenca ekzekutive.

Të nesërmen, Mustafa e Vuçiq nënshkruan Marrëveshjen mbi elementet kryesore të Asociacionit, që përfshinte ndër të tjera edhe pikën 2 dhe 22.

Të dy këto pika specifikojnë qartë se statuti i Asociacionit, para së të themelohet, duhet ta marrë dritën jeshile të Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë letër nuk kishte dijeni Serbia. Mustafa thotë se ishe insistimi i tij, por formulimin e kishte bërë Mogerini.

“Preokupimi im ka qenë që Asociacioni të mos dal jashtë kornizave kushtetuese dhe Asociacioni të mos marrë përgjegjësi të pushtetit qendror,të ministrive apo të komunave, sepse ato me Kushtetutë u takojnë vetëm atyre, dhe është vetëm një formë e koordinimit në mes tyre, ashtu siç është logjika e asociimit  të paraparë me Kushtetutë edhe të asociacionit, ka qenë insistimi  ynë”, thotë ai.

“Shkresën e kanë bërë ata vet, nuk ua kemi formuluar ne, vetëm kemi insistuar në këtë”.

Por, a ka ky dokument ndikim në rrethanat aktuale? Mustafa shprehet se duhet të ketë, meqë Mogherini ka qenë zyrtare e BE-së. Ai shton se s’mundet dikush që vjen në pozitë pas Borellit t’i hedh poshtë ato që vetë Borelli i ka realizuar si shef i politikës së jashtme të BE-së.

“Ndikim duhet të ketë, sepse zonja Mogherini ka qenë zyrtare e lartë e BE-së, siç është Borelli sot, dhe nëse zoti Borell sot jep një zotim, Qeverisë aktuale, ose zotit Kurti lidhur të themi me një marrëveshje që e bën me BE-ne, atëherë s’duhet të presim ne që të kemi dyshime, që personi që vjen  pas në vend të Borellit, ta hedhë poshtë atë që e ka bërë një zyrtar paraprak”, shpjegon Mustafa.

Ai tregon që meqë Serbia dikur është pajtuar që drafti i statutit t’i shkojë Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim, mendon se është një portë shumë e rëndësishme, që ajo që del si dokument përfundimtar, të jetë në harmoni me Kushtetutën.

Mustafa thotë se ka dilemë në pajtueshmërinë e Kurtit për aneksin e zbatimit të marrëveshjes, që u arrit në Ohër.

Ai thotë se derisa pika 7 flet për vetë menaxhim, pika 10 kërkon zbatimin e marrëveshjeve të vjetra, përfshirë atë të 2015-s ku Gjykata Kushtetuese është organi përfundimtar që e vulos draftin e Asociacionit.

“Zoti Kurti ka propozuar pikën 7, po them Zoti Kurti sepse s’mund të jem i sigurt që ai e ka definuar, por ai është shprehur për një vetë menaxhim të serbeve në Kosovë, ajo që është menduar te Asociacioni, është zëvendësuar  me vetë menaxhimin, dhe për mua është e paqartë se çka nënkupton vetë menaxhimi i serbeve dhe pastaj është pika 10 e cila e përmban zotimin e dy palëve për implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel, pa përjashtim dhe pa asnjë vërejtje”, tregon Mustafa për RTK-në.

“Në marrëveshje ne nuk kemi pasur vetë menaxhim. Në marrëveshjen e ratifikuar me ligj në Kuvend, në vitin 2013, është formimi i Asociacionit, dokumenti i vitit 2015, i specifikon parimet për Asociacionin, nuk janë parime për vetë menaxhim, e vetë menaxhimi është një komponent e re që është futur aty”.

Ai kërkon që tani Kurti  ta thotë, se a është vetë menaxhimi Asociacioni apo Vetëqeverisje.

Kurti në takimin e fundit në Bruksel iu referua letrës së Mogherinit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

Madje kryeparlamentari Konjufca figurativisht ia zgjati dorën ish-kryeministrit Mustafa për zotimin që kishte arritur ta nxirrte nga Mogherini para nënshkrimit të marrëveshjes që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive./RTK/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img