Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar një takim të me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier.
Ky takim po mbahet një ditë para seancës për betimin e kryetarit të Mitrovicës Veriore.
Pikërisht për këtë çështje, zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti mbrëmë ka pasur një telefonatë me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
“Ata biseduan edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me theks te zbatimi i plotë dhe i pakushtëzuar i Marrëveshjes Bazike, dhe për takimin e së hënës në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve. Folën edhe për situatën në katër komunat në veri të Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit dhe për finalizimin e procesit zgjedhor me rastin e mbajtjes së seancave konstitutive dhe betimit të kryetarëve të zgjedhur”, thuhej ndër të tjera në njoftim.
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se asnjëherë nuk do t’i njohin kryetarët e rinj të katër komunave veriore.