Policia në Prizren dje ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale mundësim në prostitucion.
Sipas policisë, të dyshuarve u janë konfiskuar si prova materiale: dy telefona , para në vlerë 250 euro dhe një veturë si mjet i kryerjes së veprës penale.
Të dyshuarit, me vendim të prokurorit, dërgohen në mbajtje 48 orë.