7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Raporti i policisë për aksionin e djeshëm për fajde: Sekestruam videoincizime, telefona, armë

Katër persona janë arrestuar gjatë ditës se djeshme, pas një operacioni policor të kryer në dy regjione, në Podujevë dhe Vushtrri.

Në raportin e PK’së shtohet edhe se, gjatë operacionit janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri.

Siç njofton policia, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“FAJDE – Podujevë, Vushtrri, Lipjan 17.05.2023 – 06:00. Gjatë një operacioni policor në dy regjione është bërë kontrolli në shtatë lokacione banimi dhe janë arrestuar kate persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK’ja.

Dje, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se që nga mëngjesi i hershëm i së mërkurës u zhvilluan tri aksione nga drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare.

“Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur”, ka shkruar Sveçla.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar të mërkurën se është duke e realizuar një aksion në Prishtinë e Podujevë.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi”.

Aksioni po realizohet edhe për shkak të dyshimit të veprave penale “Detyrim” dhe “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi të paligjshëm”.

Lidhur me këtë aksion, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katër persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale të lartcekura.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img