3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Hoti përmend institucionet ku ka ndikim të Osmanit dhe Kurtit: Japin urdhëra si të veprojnë ushtruesit e detyrës

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar kryeministirn Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se këta të fundit janë duke ushtruar ndikim në disa institucione publike që akoma nuk kanë borde dhe kryetarë.

Hoti ka përmendur rastin e zgjedhjes së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, duke shtuar se guvernatori aktual ka “pushtet” të plotë mbi BQK-në, dhe se një gjë e tillë është mesazh i keq drejt investitorëve dhe tregut financiar.

“Ndoshta Kosova nuk ka nevojë të ketë Guvernator, as Kryeprokuror, as Bord të Trustit, as Drejtor të Thesarit, as Kryeshef të Agjencisë së Statistikave, as Drejtor të ATK-së. Mjafton që e ka kryeministrin dhe presidenten që japin urdhëra si të veprojnë ushtruesit e detyrës të këtyre institucioneve vitale shtetërore” ka thënë mes të tjerash Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img