3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Përçarje e zgjedhje të reja”, Bajqinovci i përgjigjet deklaratave të Bekim Haxhiut

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci ka komentuar rreth deklaratës së djeshme të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu i cila dje tha se brenda pesë muajve mund të rrëzohet Qeveria sepse sipas tij, brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka përçarje.

Bajqinovci në një prononcim për GazetaBlic tha se, një gjë e tillë nuk qëndron sepse nuk ka përqarje brenda partisë ku ai është.

Teksa i hedhë poshtë deklaratën e Haxhiut, Bajqinovci thotë se brenda VV’së ka mendime të ndryshme për çështje të caktuara, por kjo nuk do të thotë që ka përqarje.

“Kjo është një e pavërtetë, nuk ka përqarje në grupin tonë parlamentar fare. Ka mendime ndryshe, për çështje të caktuara”, tha ai.

Deklarata të tilla, Bajqinovci i quan spekulime pasi siç thotë ai, qysh nga 2021-ta kur i fituan zgjedhjet, opozita ka deklaruar se do të ketë zgjedhje.

“Nga viti 2021 kur ne fituam zgjedhjet, opozita çdo tre muaj ka deklaruar se ka zgjedhje. Andaj, këto janë vetëm spekulime na opozita dhe asgjë më shumë”, tha Bajqinovci për GazetaBlic.

Kujtojmë se dje, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se brenda VV-së ka përçarje të mëdha dhe se këto shihen lehtë nga brenda Kuvendit.

Ai thotë se provë për këtë është mosmarrëveshja që për tri javë radhazi ka bërë që të mos ketë seancë të Kuvendit.

“VV ka përçarje të brendshme, që tri të enjte nuk ka seancë”, tha ai.

“Duke parë këto përçarje. Nuk besoj se kjo qeveri mund të shkojë më shumë se 5 muaj”, përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img