0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi dhe ambasadorja Studer flasin për projektet dhe donacionet zvicërane

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës së sotme Ndihmës Drejtoren e Përgjithshme dhe kryesuesen e Divizionit për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Evropën në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ambasadoren Andrea Studer.

Në fillim të bisedës, u potencua mesazhi për bashkëpunimin e fuqishëm me ambasadën e Zvicrës. U vlerësua lartësisht dhe mbështetja e partnerëve dhe donatorëve zviceran, në zbatimin dhe implementimin e projekteve të rëndësishme për vendin.

Zëvendëskryeministri Bislimi foli rreth një prej shtyllave të mandatit të tij, ajo e zhvillimit ekonomik, ku theksoi se performanca pozitive ekonomike e Kosovës, po vlerësohet dhe nga raportet e Bankës Botërore, FMN-së e së fundmi dhe nga BERZH. Qëllimi ynë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme, duke synuar poashtu dhe shpërndarje të barabartë për qytetarët përmes dhe politikave sociale.

Ndërkohë, znj. Studer u shpreh e impresionuar nga potenciali i Kosovës, veçanërisht në aftësitë sipërmarrëse të të rinjve. Ajo tregoi dhe për vizitën treditore që po e zhvillon në Kosovë, të cilën e cilësoi produktive e të frytshme.

Në këtë takim, znj. Studer shoqërohej nga ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.  ​

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img