6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sami Lushtaku shkruan letër nga burgu

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku me rastin e “Epopesë së UÇK-së” ka shkruar një letër nga burgu.

I pari i Skenderajt në këtë letër ka thënë se në çdo fillim të marsit i kujtohet nisma e tij me Adem e Hamza Jasharin për të çliruar vendin.

Kjo është letra e plotë e Lushtaku:

Letër nga Burgu

Sa herë që vjen fillimi i marsit, më kujtohet që patëm nisur bashkë me Ademin e Hamzën dhe shokët e tjerë për me e çliru vendin tonë nga pushtuesi serb. Ju keni kalu në amshim e ne mbetëm ende duke u mundu me e dërgu në vend amanetin që na e latë. Edhe Epopenë e këtij viti, mbes i përkushtuar që të shkoj pas rrugës të cilën e patëm fillu bashkë. E kujtojmë përherë Epopenë e UÇK-së dhe ata që ranë për idealin më të madh, çlirimin e Kosovës. E them me tërë mendjen e trupin tim, se mbetem përkrah shokëve dhe familjeve të ushtarëve të UÇK-së, në krye me familjen Jashari dhe me komandantin tonë legjendar Adem Jashari.

Përgjithmonë së bashku me familjen Jashari dhe idealin e tyre. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj.

Me respekt,

I juaji Sami Lushtaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img