-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kërcet arma në Peqin, plagoset ish-kreu i PD (Emrat)

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Peqin. 

Mësohet se ish-kreu i Partisë Demokratike në Peqin, Diell Çela është plagosur me armë zjarri .

Çela është konfliktuar me një 52-vjeçar, për motive të dobëta. Çela ka mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Autori i dyshuar është identifikuar si Sokol Dehima.

Kujtojmë që Diell Çela ka qenë në krye të Peqinit deri në vitin 2016.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin. 

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img