-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kasumi thotë se Qeveria s’ka qenë transparente: Për deklaratën e të pagjeturve jemi njoftuar para tri dite

Haki Kasumi, nga Këshilli Koordinues i familjarëve të Personave të Zhdukur ka thënë se kanë mirëpritur miratimin e deklaratës, por nga qëndrimi i palës serbë janë dëshpëruar përsëri.

Kasumi në Tëvë1 tha se qeveria aktuale nuk ka qenë transparente me ta sa duhet, por as me opozitën.

“Për ne aktivistët dhe familjarët e kësaj çështje të dhimbshme, ka qenë lajm dite, atë ditë kur është miratuar deklarata për personat e zhdukur dhe e kemi mirëpritur. Por, nga sjelljet dhe qëndrimet e palës serbe, ne përsëri jemi ndjerë të dëshpëruar, ngase deklarata ka hapje të rrugëve për ndriçimin e fatit të një numri të vogël të njerëzve të zhdukur. Fatkeqësisht mendojë që qeveria aktuale nuk ka qenë transparente sa duhet, nuk ka bashkëpunuar as me opozitën, pra nuk është parë(bashkëpunim). Kur mungon transparenca publike dhe ndaj opozitës, e cila është çështje obligative e çdo qeverie, pastaj me ne shoqërinë civile dhe sidomos me këshillin koordinues i cili është formuar menjëherë pas përfundimit të luftës”, tha ai.

Ai tha se me përmbajtjen e kësaj deklaratë janë njoftuar para tri dite.

“Ne me përmbajtjen e kësaj deklarate e cila është miratuar në takimin e Ohrit jemi informuar para tri dite. Një kopje nga ka sjell kryetari i komisionit dhe ka raportuar Bislimi dhe është përgjigjur në pyetjet tona. Me këtë kemi fituar informacion dhe kemi premtuar bashkëpunim”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takimin e nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, kanë miratuar pikën e parë të rendit të ditës – Deklaratën për të Personat e Pagjetur/të Zhdukur me Dhunë nga lufta e fundit në Kosovë.

Mbi 400 masakra dhe 13 mijë e 500 persona janë vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Mbi 1,500 persona konsiderohen të zhdukur ndërsa rreth 20 mijë persona të dhunuar.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img