9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Imami Maliqi pjesë e Raportit të DASH-it për lirinë fetare ndërkombëtare

Imami i njohur, Labinot Maliqi, ka qenë i intervistuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, lidhur me Raportin e vitit 2022 për lirinë fetare ndërkombëtare.

Mes të tjerash, Maliqi ka folur edhe për një prej çështjeve më të rëndësishme sa i përket lirisë fetare, e që është bartja e shamisë në shkolla.

“Në mars, një deputet i Kuvendit postoi në mediat sociale se një shkollë e mesme në komunën e Gjakovës/Djakovica kishte shfaqur një tabelë ku renditej hixhabi me sende të tjera të ndaluara, duke përfshirë armët, duhanin dhe grimin. Mediat raportuan se drejtoresha e shkollës dhe familja e saj kanë marrë kërcënime me dhunë për shkak të postit të deputetes. Imami Labinot Maliqi i bëri thirrje MESTI-t që të shkarkojë drejtorin e shkollës dhe kërcënoi se do ta padisë MESTI-n për mosveprimin e tij” thuhet në raport.

Në raport thuhet gjithashtu edhe se Kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe parashikon lirinë e fesë, duke iu nënshtruar kufizimeve për të garantuar rendin, shëndetin dhe sigurinë publike ose për të mbrojtur të drejtat e të tjerëve.

Përgjatë raportit trajtohet edhe çështja e kishave si dhe ushtrimit të fesë ortodokse nga ana e komuniteteve jo shumicë.

Raportin e plotë në gjuhën angleze mund ta lexoni KËTU.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img