2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Megan Fox thotë se kurrë nuk e ka dashur trupin e saj: Unë nuk e shoh veten ashtu si më shohin të tjerët

Aktorja e njohur, Megan Fox është ende duke luftuar për të dashur trupin e saj.

“Unë kam dismorfi trupore. Unë kurrë nuk e shoh veten ashtu siç më shohin njerëzit e tjerë”, tha ylli i “Transformers”, 36 vjeç, për Sports Illustrated gjatë një interviste të vitit 2023.

“Nuk ka kurrë një pikë në jetën time ku unë e kam dashur trupin tim, kurrë”, vuri në dukje ajo, përpara se të shtonte se ajo është në një “udhëtim të pafund” për të dashur veten.

Foto: Getty

Fox, e cila ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin Brian Austin Green, gjithashtu pranoi se ajo ka qenë gjithmonë kritike ndaj imazhit të saj dhe kishte një “vetëdije” dhe “obsesion” me trupin e saj edhe si fëmijë.

Megjithatë, ajo sqaroi se edukimi i saj nuk është shkaku i këtij obsesioni.

“Padyshim që nuk ishte mjedisore sepse unë u rrita në një mjedis shumë fetar ku trupat as që njiheshin”, shpjegoi aktorja.

Foto: Getty Images

Kjo nuk është hera e parë që Fox flet për pasiguritë e saj trupore. Në një intervistë të përbashkët të vitit 2021 me Machine Gun Kelly, ajo pranoi se kishte “shumë pasiguri të thella”.

“Ne mund të shikojmë dikë dhe të mendojmë, ‘Ai person është shumë i bukur. Jeta e tyre duhet të jetë kaq e lehtë’. Ka shumë të ngjarë që ata të mos ndihen kështu për veten e tyre”, shpjegoi ajo.

Foto: Sports Illustrated

Fox dhe këngëtari i “Forget Me Too” filluan të takoheshin në vitin 2020, por ata kanë qenë të përfolur majft kohëve të fundit pasi ndezën thashethemet për ndarje në shkurt.

Pasi u tha se u ndan, një burim i tha Daily Mail në prill se të dy dyshohet se janë rikthyer me njëri-tjetrin pas një pushimi “shërues” në Hawaii.

Foto: Getty Images

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img