Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës ka vizituar trupat e vijës së parë në Bakhmut pasi ato i kanë shtyrë me sukses forcat ruse.
Duke iu referuar grupit paraushtarak Wagner, Oleksandr Syrskyi tha se “Wagenerivets” u gjenden në qytetin lindor si “minjtë në një kurth miu”.
“Armiku ka më shumë burime, por ne i shkatërrojmë planet e tij”, ka thënë ai në një postim në Telegram, përcjell Telegrafi.
Ai shtoi se trupat ukrainase po përdorin veprime kundërofensive në drejtime të ndryshme rreth qytetit.
Gjatë udhëtimit të tij, ai ndau edhe dekorata për ushtarët dhe u dha atyre dhurata.
Udhëtimi i vjen në ditën kur Kievi u godit nga një sulm i dendur “i jashtëzakonshëm” rus.
Por Forcat Ajrore të Ukrainës kanë thënë se kanë shkatërruar 18 raketa të lëshuara nga Rusia në vend gjatë natës.
Ukraina gjithashtu ka bërë të ditur se shkatërroi dronët e lëshuar nga Rusia.