14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Serbia insiston në heqjen e vizave për serbët e Kosovës, KE i prerë: Liberalizimi s’vlen për pasaportat e lëshuara nga Serbia

Serbia ka kërkuar nga Komisioni Evropian që të anulojë vendimin për detyrim për vizë për qytetarët serbë me banim në Kosovë, të cilët janë të pajisur me pasaporta serbe të dorës së dytë, të lëshuara nga Administrata Koordinuese në Beograd.

Shtetasit e Serbisë me vendbanim në Kosovë kanë dokumente udhëtimi të lëshuara nga kjo Administratë. Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e saktë të pasaportave të lëshuara nga Administrata Koordinuese, por ata që i kanë mbajtur ato pasaporta mund të jenë të vetmit që do të duhet të aplikojnë për vizë për të udhëtuar në vendet e BE-së, kur liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Beogradi prej vitesh insiston që ky problem të zgjidhet, ndërsa Prishtina u bën thirrje serbëve që të marrin pasaportat e Kosovës, që nga Viti i Ri të udhëtojnë lirshëm.

Në Bashkimin Evropian shprehin vendosmërinë e tyre për të siguruar që të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në regjimin pa viza, por Beogradi këmbëngul që çështja në lidhje me pasaportat e lëshuara nga Administrata Koordinuese të zgjidhet dhe pret që kjo të ndodhë nga fundi i këtij viti.

Por, nga Komisioni Evropian kanë përsëritur se serbët me pasaporta të Drejtorisë së Koordinimit nuk përfitojnë nga regjimi pa viza për Kosovën.

Zëdhënësja e KE-së tha për Euronews në gjuhën serbe, se ndërkohë që po bëhet progres me liberalizimin e vizave për Kosovën, Bashkimi Evropian është i vendosur të sigurojë që të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në regjimin pa viza dhe t’u sigurohen kushte për udhëtim të sigurt.

Kujtojmë se formalisht tashmë është përmbyllur i gjithë procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024 – prej kur qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta biometrike të lëshuara nga shteti i Kosovës, do të mund të udhëtojnë pa viza në atë që njihet si zona Schengen dhe përbëhet prej 27 shtetesh evropiane. /Reporteri

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img