Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka treguar se në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrim Evropian ka marrë pjesë në takimin plenar të Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), e cila po mbahet në Stokholm të Suedisë.
Ajo shpjegoi se gjatë fjalimit të saj, udhëheqjes së COSAC-ut, shteteve anëtare të BE-së dhe institucioneve të BE-së, u ka bërë thirrje që të njihet shteti i Kosovës nga pesë shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën, të mundësohet anëtarësimi në Këshillin e Evropës, si dhe ta pranoj statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
“Për arsye se kjo do të mundësoj hapjen e rrugës për paqe të qëndrueshme në rajon dhe në Evropë. Gjithashtu kërkova që t’i bëhet presion Serbisë që të ndal çdo fushatë kundër Kosovës”, shkroi ajo në Facebook.’
“Po ashtu, gjatë kësaj konference takova përfaqësues të ndryshëm të parlamenteve të shteteve anëtare të BE-së, por edhe të institucioneve të BE-së”.
Postimi i plotë i saj: