7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kur kompensohen komunat e prekura nga vërshimet, flet ministri Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë sot se shumë shpejt Qeveria e Kosovës do t’i kompensojë komunat e prekura nga vërshimet e fundit.

Ai tregoi se për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Mitrovicë, Skenderaj dhe Klinë është hartuar edhe një raport final.

“Nga shtatori i vitit të kaluar qeveria ka marr vendim për themelimin e një sekretariati që funksionin brenda MPB-së, ndërsa ne si ministri të linjës kemi nga 1 anëtar, tash e tutje të gjitha dëmet dhe veprimtaritë do të realizohen përmes këtij sekretariati e ne kemi informacione që tashmë ekziston një raport final dhe ai i është dërguar ministrit të Financave dhe pritet që në njërën nga mbledhjet e radhës të qeverisë që të kompensohen”, tha ai, pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe zyrtarëve të qeverisë me kryetarët e komunave.

Po ashtu, Peci tha se si ekzekutiv nga niveli lokal kanë kërkuar që të gjejnë hapësira të përshtatshme për veprimtarinë e tregjeve.

“Mes të tjerash është çështja që është detyrim ligjor i komunave të Kosovës që të gjejnë hapësira të përshtatshme të ofrimit të veprimtarisë për tregjet, tregjet e gjelbra gjithashtu edhe tregjet ku bëhet tregtimi i kafshëve dhe shpezëve. Ditëve të fundit unë kam marr një sërë angazhimesh bashkë me Inspektoratin e AUV-it në funksion të ruajtjes së shëndetit publik”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img