3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi e Petkoviq përballë njëeri-tjetrit, ka nisur takimi në Bruksel – çfarë pritet të bisedohet

Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka nisur takimin me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq në Bruksel.

Në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes së aritur së fundmi për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ankeksit të saj. Pritet që të vazhdohen edhe diskutimet për Asociacionin, por edhe për situatën aktuale në veri të Kosovës pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit në katër komuna, të cilat i bojkotoi Lista Serbe.

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, paraprakisht i ka takuar ndaras Bislimin dhe Petkoviqin, të cilët takohen për herë të parë pas takimit të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq më 2 maj në Bruksel.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se në atë takim u bë një përparim në çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi aty u prezantua një draft i statutit të kësaj bashkësie komunash, të cilin Kosova e konsideron të papranueshëm. BE-ja thotë se ai draft është pikënisje për diksutim lidhur me këtë çështje, gjë të cilën e kanë kundërshtuar ashpër eskponentë të partisë në pushtet.

Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nuk ka treguar nëse zëvendësi i Albin Kurtit ka shkuar në Bruksel me një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai i ka thënë Gazetës Express se “diskutimi është në nivel politik”.

“Kryeministri, siç edhe e keni parë, e ka prezantuar vizionin e tij. Diskutimi është në nivel politik e duhet parë rrugë tutje. Nuk ka diçka detaje të tjera për të ndarë momentalisht”, ka thënë ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img