Ish opinionistja e BigBrother Vip, Zhaklina Lekatari, bëri një postim i cili nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale.
Zhaklina e cila vizitoi Serbinë u shpreh se ndjehet e sigurt në një vend ku s’ka shqiptarë.
Ndaj saj reagoi edhe këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi, reagim ky që duket se nuk i ka pëlqyer aspak Zhaklinës.
Tha se është e sigurt në Serbi sepse nuk ka shqiptarë, Nita i reagon ashpër Zhaklinës
“Zgjohem sot në mëngjes dhe shoh që një pseudo- këngëtare që ka vite që tenton të bëhet e famshme por nuk ia del dot, pasi i iku vëmendja e BigBrother, tenton të vazhdojë të qëndrojë në pellgun e vëmendjes duke nxitur urrejtje”, tha Zhaklina për Nitën, përcjell Insajderi.
Tutje, ajo vazhdoi duke i ofenduar kosovarët teksa tha se duhet ta mësojnë gjuhën shqipe.