0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria greke paralajmëron veto për Shqipërinë: Do përdorim çdo mjet për t’u bllokuar hyrjen në BE, qartësoni situatën

Ministri i Shtetit dhe përfaqësuesi i qeverisë Akis Skertsos në një konferencë për shtyp ndaj gazetarëve të politikës u zotua se qeveria greke do të përdorë çdo mjet për të parandaluar hyrjen e Shqipërisë në BE nëse situata në Himarë nuk qetësohet.

Z. Skertsos e cilësoi “të papranueshme dhe të pallogjikshme sjelljen e Tiranës zyrtare për të burgosur kandidatin për kryebashkiak të Himarës Fredi Belerin , dy ditë para zgjedhjeve”.

“Nëse situata nuk qetësohet, siç theksoi zoti Mitsotakis, Greqia do të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të bllokuar rrugën evropiane të Shqipërisë.

Do të ketë pasoja jo vetëm në marrëdhëniet greko-shqiptare, por edhe në ecurinë e pranimit të Tiranës në Bashkimin Evropian, të cilën Greqia e ka mbështetur deri tani.

Lajmet që vijnë nga Shqipëria se zoti Beleris ka mbizotëruar përfundimisht, shtojnë presionin ndaj Tiranës për të ndryshuar qëndrim”, ka nënvizuar përfaqësuesi i qeverisë greke.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img