6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vëllezërit pejanë sulmohen në oborrin e tyre nga qeni i komshiut, pronari thotë se i iku para syve

Sulmet e qenve endacakë jo vetëm në Prishtinë por edhe në qytete tjera janë në rritje. Shumë herë qytetarët e kanë pësuar keq nga këto sulme, e në shumë raste viktima kanë qenë edhe fëmijët.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe pasditen e së dielën në fshatin Nabërgjan të Pejës, por këtë herë jo nga një qen endacak.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se dy vëllezër, të moshave madhore janë sulmuar nga qeni i komshiut, i cili kishte shkuar në oborrin e tyre, ku i ka kafshuar të dy, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Për shkak të plagëve të shkaktuara, viktimat janë dërguar në spital, ku po marrin trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Në anën tjetër, posa rasti është denoncuar, Policia e ka arrestuar pronarin e qenit, që shkaktoi rrezik dhe sulmoi fqinjët e tij. Pas shoqërimit në stacion policor, i njëjti është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar.

Si rezultat i denoncimit të rastit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj të dyshuarit në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img