Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, do të takohen sot në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Në këtë takim fokus do të jetë zbatimi i marrëveshjes bazë dhe aneksit të saj.
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili javën e kaluar ka qenë në Kosovë e Serbi ku është takuar me Kurtin e Vuqiçin, ka thënë se pret që palët të bien dakord për hapat konkretë drejt zbatimit të marrëveshjes.