Besim Guda, kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, ka njoftuar se ekipi kujdestar i Emergjencës së këtij spitali sot ia ka shpëtuar jetën një 56-vjeçari që kishte pësuar vdekje klinike.
Guda, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekipi kujdestar i Emergjencës sot është ballafaquar me një rast mjekësor shumë të rëndë.
“Ekipa kujdestare e Emergjencës sot është ballafaquar me nje rast mjekesor shumë të rëndë. Një burr 56 vjeqar pëson një vdekje klinike ,por falë profesionalizmit, përkushtimit dhe angazhimit të ekipes kujdestare ,pacienti u ringjall dhe në gjendje stabile arrin në sallën per kateterizim. Misioni ynë sot e permbush. Ka shpresa për këtë popull !!!”, ka shkruar ai.