-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Raporti i Bankës Botërore, Lushaku Sadriu thotë se Kurti po i mashtron qytetarët

Kryetarja e Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu  i cili tha se sipas Bankës Botërore, Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50% dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35%, krahasuar me 10 vjet më parë.

Ajo thotë se Kurti po bën shtrembërim të të dhënave në mënyrë që t’i mashtrojë qytetarët, pasi që Banka Botërore në publikimin e fundit ka konstatuar që: ‘Kosova ka pasë rritje ekonomike gjatë dekadës së fundit’.

Reagimi i plotë:

Propaganda qeverisëse e së dieles

Është e mjerë se si kryeministri i Kosovës bën shtrembërim të të dhënave në mënyrë që t’i mashtrojë qytetarët.

Banka Botërore në publikimin e fundit ka konstatuar që: ‘Kosova ka pasë rritje ekonomike gjatë dekadës së fundit…’; derisa kryeministri po thotë ‘ krahasuar me 10 vjetëshin e kaluar ka shënuar progres..’: dmth po e devijon me qëllim konstatimin për të krijuar përceptim kinse pozitiv për qeverisjen e tij.

Rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit tonë përgjatë një dekade, nuk mund të ia atribuosh qeverisjes tënde të tanishme!

E ultë, kryeministër!

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img