3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pozhari thotë se Rama dhe Vuçiqi frymëzohen nga Erdogani, përmend pak edhe Kurtin

Xhevdet Pozhari, analisti dhe këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është frymësuesi i kryeinistrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Reagimi i tij vjen pasi në Shqipëri po mbahen zgjedhjet lokale, kurse në Turqi ato presidenciale dhe parlamentare.

Ai tha se “ngjashmëria e dy liderëve që votojnë sot, në të njëjtën ditë, për zgjedhje të ndryshme është e pabesueshme”.

“Që të dy, ngritjen në politikë e kanë filluar si kryetarë të bashkive. Rama i Tiranës, Erdoğan i Stambollit. Në biografinë e tyre, që të dy kanë mandate të njëpasnjëshme si kryeminsitra. Erdoğan ishte kryeministër i Turqisë për 11 vite, (2003 – 2014). Rama, tash e një dekadë, vazhdon të jetë kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013”, shkroi Pozhari në Facebook.

“Nga viti 2014, Erdoğan filloi mandatin si president. Sot është në kërkim të një mandati të ri që ta thyejë rekordin personal prej 11 viteve si kryeministër dhe të ketë karrierë më të gjatë si president. Ndryshimi, për dallim nga herat e kaluara, është se kësaj radhe kjo varet nga koalicionet”, tha ai.

Ai shtoi se Rama ende nuk ka nisur rrugëtimin e tij presidencial. Nëse e ndjek shembullin e tij frymëzues politik, siç ka vepruar deri më tani, nuk do shumë mend që do t’ia mësyj presidencës, vijon Pozhari.

“Edhe Vuçiçi del të jetë inspiruar nga Erdoğani. Ai ishte dy herë kryeministër me mandate jo të plota (2014 – 2016 dhe 2016 – 2017). Pas vitit 2017, u bë president i Serbisë.
Një kopje e zbehtë e Erdoğanit ishte edhe Hashim Thaçit. Ndonëse jo me fuqinë politike të Ramës dhe Erdoğanit, ai arriti të jetë dy herë kryeministër dhe një herë president. Asnjëra Qeveri nuk i zgjati me mandat të plotë, duke i kufizuar qeverisjet e tij në rreth 6 vite, me shumë arnime dhe fizkultura”, theksoi Pozhari.

Ai foli pak edhe për kryeministrin Albin Kurti.

“Fati i Kosovës ishte Albin Kurti dhe pjekuria elektorale që mos t’ia garantojë askujt pushtetin e përjetshëm. Dhe, kjo është vetëdija demokratike e një populli që duhet të insistojmë ta ruajmë si sytë e ballit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img