Dy persona të armatosur kanë kërcënuar me armë dy të moshuar në banesën e këtyre të fundit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotshme në Bushat të Shkodrës. Nga të dhënate para bëhet e ditur se personat e armatosur kanë kërcënuar dy bashkëshortët e moshuar duke iu kërkuar të tregojnë se ku fshihej djali i tyre.
Por mësohet se çifti i të moshuarve nuk e kanë ditur dhe pasi kanë kontrolluar shtëpinë, autorët janë larguar.
Nga verifikimet bëhet e ditur se personi që kërkohej nga dy autorët, kishte dalë nga burgu prej pak kohësh.
Policia e mbërritur në vendin ka identifikuar autorët dhe është vënë në kërkim të tyre.