0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Lirohen nga QKUK-ja të gjithë të lënduarit nga aksidenti në Vragoli, u vizituan nga Arben Vitia

13 të lënduar nga aksidenti në Vragoli kanë kërkuar trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pas trajtimit që kanë marrë ata janë liruar nga ky institucion shëndetësor, konfirmon QKUK.

Të njëjtit janë vizituar edhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kështu ka njoftuar Ardita Sinani, këshilltarja Albin Kurtit për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia, ishte në vizitë në QKUK ku po trajtohen nxënësit e shkollës së mesme teknike “Presheva””, tha Sinani në Facebook, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ai na informoi se përveç njërës nga nxënëset e cila ka lëndime të lehta trupore e cila ka marrë ndihmën e menjëhershme, të gjithë të tjerët kanë kaluar pa lëndime. Po ashtu njërës nga nxënëset i është bërë CT skenim për rast sigurie”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img