30 persona mbetën të lënduar në aksidentin e ndodhur sot në fshatin Vragoli të Prishtinës, ku janë përfshirë një autobus, një kamion dhe një makinë.
Këtë për Paparacin e ka konfirmuar më herët zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Ai ka treguar se aksidenti ka ndodhur në orën 15:50 dhe se autobusi ka qenë me targa të huaja.“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkohë “Indeksonline” ka publikuar edhe pamjet nga momenti i aksidentit.