1.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Osmani për dialogun me Serbinë: Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix.

Zyra e Presidentes bën të ditur se këtë takim u foli mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon teksa theks i veçantë i këtij takimi ishte progresi edhe sukseset në forcim të demokracisë dhe sundimit të ligjit, të cilat tanimë njihen ndërkombëtarisht.

Në mes tjerash, në takim u fol edhe për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, me ç’rast Osmani ritheksoi se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në këtë proces dhe e përkushtuar për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon.

“Në takim u diskutua edhe për nevojën që të punohet ngushtë me institucionet e OKB-së në drejtim të mbështetjes së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Presidentja Osmani potencoi se është e rëndësishme që të ketë angazhim të drejtpërdrejt me të mbijetuarit, gjë që është edhe në frymë të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë” thuhet në njoftimin e presidencës.

Presidentja ka thënë se Kosova shërben si shembull për promovimin dhe avancimin e kësaj agjende, jo vetëm në Kosovë, por globalisht.

Presidentja Osmani theksoi se organizimi i vazhdueshëm i Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë është shembull i përkushtimit të Republikës së Kosovës për avancimin e kësaj agjende, duke synuar krijimin e një mjedisi më të sigurt, më paqësor dhe më gjithëpërfshirës për gratë dhe vajzat, duke e fuqizuar rolin e tyre në çdo proces. Në këtë drejtim, z. Lacroix theksoi se kjo agjendë është gjithashtu prioritet i lartë i Kombeve të Bashkuara.

Mbi temën e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Presidentja ka ritheksuar edhe një herë qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës se UNMIK-u e ka përfunduar qëllimin e mandatit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img