2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Demolli: Gjaku i Jasharajve njomi themelet e shtetit

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka thënë se gjaku i familjes Jashari ka njomur themelet e shtetit të Kosovës.

Pas homazheve në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, Demolli ka thënë se të gjithë qytetarët dhe institucionet e kanë obligim të respektojnë veprën e kësaj familjeje, transmeton lajmi.net.

“Ministria e FSK-së bëmë homazhe në shenjë nderimi, në shenjë respekti dhe përkushtimi për veprën e komandantit legjendar, për sakrificën e familjes së komandantit legjendar Adem Jasharit  dhe bashkëluftëtarëve të tij. Të gjithë e dimë se gjaku i tyre ka njom themelet e shtetit të Kosovës, gjaku i tyre është gjaku i lirisë, prandaj të gjithë qytetarët përfshirë edhe institucionet kanë për obligim të respektojnë veprën e tyre dhe të bëjnë homazhe në këtë kompleks memorial”, ka deklaruar Demolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img