-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

ShBA kërkon zgjedhje të lira në Shqipëri: Do ju vëzhgojmë

Ambasada Amerikane në Shqipëri, dy ditë para zgjedhjeve lokale, u ka kërkuar partive politike dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë një proces të rregullt zgjedhor.

Nëpërmjet një reagimi, thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës sikurse në çdo palë zgjedhje të tjera do të vëzhdojnë teksa kanë thënë se është në dorën e qytetarëve që të respektojnë vullnetin e tyre të lirë për demokraci të fortë.

“Të dielën, qytetarët shqiptarë do të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike më themelore – të votojnë për udhëheqësit dhe të ardhmen e tyre. Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve që të sigurojnë që veprimtaritë zgjedhore të kryhen në përputhje me ligjin shqiptar dhe me standardet ndërkombëtare. Autoritetet shqiptare duhet të sigurojnë që zgjedhjet të jenë transparente, të lira dhe të sigurta”.

“Ashtu si në procese të mëparshme, përfaqësues ndërkombëtarë, përfshirë nga ambasada e SHBA do të udhëtojnë përreth vendit si vëzhgues në zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Drejtuesit e partive patën detyrimin të propozojnë kandidatë të pastër, të denjë për të përfaqësuar popullin shqiptar dhe tani vendimi duhet të jetë në dorën e qytetarëve. Siç kemi bërë gjatë tre dhjetëvjeçarëve të shkuar, Shtetet e Bashkuara do të mbështesin vullnetin e popullit shqiptar për demokraci të forte”, thuhet në njoftim e ambasadës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img