5.9 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Jam i shqetësuar për situatën në veri

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 12 maj në Beograd.

Vuçiq, pas takimit me Lajçakun, tha se ia ka përcjellë shqetësimin e tij për situatën në Kosovë, “veçanërisht në veri”.

“I thashë ndërmjetësuesit evropian se shqetësimi im buron nga nevoja e [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurtit për të provokuar incidente dhe konflikte”, tha Vuçiq, raporton REL.

Ndërkohë që Lajçak, i cili të enjten qëndroi në Kosovë, ka deklaruar se është i shqetësuar me ato që i ka dëgjuar në takim me përfaqësues serbë në veri të vendit.

Ai të enjten në mbrëmje në një postim në Twitter, ka thënë se ishte e rëndësishme vizita e tij në veri për të marrë njohuri mbi situatën aktuale. Lajçak ka theksuar se duhet të shmanget çdo mundësi eskalimi “dhe të përqëndrohemi plotësisht te normalizimi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img