-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nëna në Mitrovicë detyron dy fëmijët e saj të kërkojnë lëmoshë – shoqërohet në Polici

Keqpërdorimi i fëmijëve me qëllim të përfitimit financiar për prindërit është një dukuri shqetësuese në Kosovë. Janë të shpeshta rastet kur prindërit detyrojnë fëmijët e tyre të kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e qyteteve të vendit.

Një rast i tillë është zbuluar dje pasdite në Mitrovicë, ku Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka hasur në dy fëmijë të mitur të moshave 7 dhe 2-vjeç, duke kërkuar lëmoshë.

Ata ishin braktisur nga nëna e tyre, e cila më pas është identifikuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 28-vjeçares është iniciuar rasti për veprën ‘Keqtrajtim apo braktisja e fëmijës’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img