Këngëtari i njohur, Butrint Imeri krahas angazhimet në këtë periudhë po e shfrytëzon edhe për pushime.
Së fundmi, artisti ka zbuluar se ka nisur pushimet verore në një vend tropikal nga ku edhe ka postuar imazhe të shumta.
Përmes llogarisë së tij në Instagram, Butrinti ka pozuar në disa foto të ndryshme i veshur me pantallona të bardhë dhe këmishë ngjyrë të portokalltë.
Në fotografi të tjera, autori i “Cigare” nuk ka hezituar të tregoi fizikun edhe pa këmishë teksa shihej në formë të mirë.
Ndërkohë, Butrinti aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Diskoteka” që solli në prill dhe tashmë ka grumbulluar mbi 10 milionë klikime në YouTube.
Këngëtari ndërkohë mbetet mjaft i komentuar në media rozë edhe për sa i përket jetës së ti private.
Historia e tij e dashurisë me Kiara Titon u rikthye në qendër të vëmendjes pasi ai u bë pjesë e Big Brother VIP Albania.
Moderatorja nisi në romancën me fituesin e BBVA, këngëtarin Luiz Ejlli brenda shtëpisë së famshme dhe tashmë çifti kanë kurorëzuar lidhjen me martesë në një ceremoni që u zhvillua gjatë finales.