-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Bravo i qoftë, ja jap dorën”, Glauk Konjufca e pranon një veprim të dikurshëm të Isa Mustafës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka befasuar duke folur për letrën garantuese të ish-Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se Asociacioni nuk do të përbëjë nivel të tretë të pushtetit në Kosovë.

Për RTV21, Konjufca tha se ajo letër sot po i ndihmon shumë Kosovës.

“Na u është dukur një siguresë e mirë. Shiko tash duhesh me shfrytëzu gjithçka në dorë”, tha Konjufca.

“Nëse keni një qeveri të fuqishme mundeni me përdor atë letër, nëse e ke të dobët e gjuan në mbeturina. Varet qysh e koncepton. Ne sot e përdorim, por nuk e përjashtoj që edhe qeveria Mustafa e ka përdor. Nuk thash kurrgjë. Nëse e ka nxjerrë me shumë mundim atë letër, bravo i qoftë ja jap dorën. Qe dora. Se neve sot po na ndihmon”, tha Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img