-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bëhuni gati, stili dhe kultura mesdhetare tani edhe në Prizren

Brendi i njohur botëror nga Barcelona, Mango, hap dyqanin më të ri në Galeria Shopping Mall.

Të njohur për veshjet femërore dhe cilësore, Mango është i panishëm në më shumë se 115 tregje botërore, me rreth 2,600 dyqane duke frymëzuar botën me pasionin e tyre për modën dhe stilin e jetës për katër dekadat e fundit.

Mango sjell në Prizren konceptin më të ri të dyqanit të frymëzuar nga Mesdheu, New Med, i cili synon të pasqyrojë frymën dhe freskinë e brendit. Qëndrueshmëria dhe integrimi arkitektonik janë thelbësore për këtë dizajn të ri, prandaj dyqanet e reja përmbajnë elementë të tilla si ndriçimi dhe ngrohja dhe ajrimi me efikasitet ekologjik, si dhe një dizajn që përfshin materiale të qëndrueshme si bojë natyrale. Qëllimi i dyqanit nuk është vetëm të ekspozojë koleksionet më të fundit të brendit, por edhe të bëhet një qendër që sjell përvojën dhe kulturën mesdhetare më pranë klientëve të saj, duke i lejuar ata të marrin pjesë në mënyrën e jetesës që karakterizon Mango.

Koleksionet nga Mango eksplorojnë tendencat më të fundit përmes një fryme mesdhetare me qëllim për të frymëzuar çdo grua për të zhvilluar stilin e saj unik. Linja kryesore ofron një garderobë të gjithanshme për gratë në të gjithë botën, si për raste të veçanta ashtu edhe për jetën e përditshme.

Përjetoni edhe ju frymën mesdhetare dhe hyni në botën e modës me hapjen e dyqanit të ri MANGO me 13 Maj, nga ora 19:00, në Galeria Shopping Mall, Prizren. Ju mirëpresim!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img