-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haliti paralajmëron zgjedhje të reja në shtator

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti tha se mund të bie Qeveria Kurti dhe të ketë zgjedhje të reja në shtator.

Këtë deklaratë Haliti e dha pasi u pyet nëse beson që Qeveria aktuale mund t’i kryejë të gjitha detyrat e ngarkuara deri më 18 gusht në raport me dialogun me Serbinë.

“Unë po besoj që nëse Kurti nuk nënshkruan, do të bie nga pushteti. Nëse nuk ka implementim, do të ketë zgjedhje të reja. Figurativisht, është diskutuar në qarqe të caktuara që mund të bie Qeveria Kurti dhe mund të ketë zgjedhje në shtator. Pra, kjo ndodhë nëse nuk i kryen detyrat që i kanë ngarkuar. Nuk jemi aq të fortë, sa të bëjmë rezistencë të tillë”, deklaroi Haliti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Madje sipas tij, Perëndimi ka dëshirë që sa më shpejtë të përfundojë marrëveshja dhe të ndahen përgjegjësitë e secilit.

“Qeveritë e Kosovës e kanë shtyrë 10 vite për ta zbatuar marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel. Unë me sa shoh, Perëndimit po i ngutet dhe duan ta përfundojnë marrëveshjen sa më shpejtë, duan t’i përcaktojnë raportet, t’i ndajnë secili për vete përgjegjësitë”, shtoi ai tutje.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img